Një pako dhuratë për Macron ka ngritur alarmin në Francë. Revista Valleurs Actuelles raporton se një pako që përmbante gishta të prerë njeriu ka mbërritur me postë në Elysees, drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron.

Në pako nuk kishte asnjë letër apo ndonjë gjë tjetër dhe ajo është dërguar në polici, ndërsa sipas Valeurs Actuelles personi që e ka dërguar atë është identifikuar.

Njoftohet se paketa me gishtat e prerë mbërriti në shërbimin postar të Pallatit Elysee midis 9 dhe 10 korrikut.

Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak ditë para festës kombëtare të Ditës së Bastiljes që do të mbahet më 14 korrik, për të cilën qeveria Macron ka mobilizuar 130,000 anëtarë të forcave të rendit, për të shmangur incidente të rrezikshme.