Covid-19 ka mbërritur dhe në Gjykatën e Apelit të Durrësit dhe Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë.

Dy gjyqtarë (njëri i Apelit, tjetri i Shkallës së Parë) kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe kjo ka bërë që institucionet të mbyllen për dy javë dhe të pezullojnë punën.

Kujtojmë që Gjykata e Apelit të Durrësit është zhvendosur në Kavajë pasi godina e saj në qytetin bregdetar u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pritet që i gjithë stafi i Gjykatës t’i nënshtrohet testimeve për të mësuar nëse janë infektuar nga Covid-19 apo jo.