Milani triumfoi me rezultatin 1 me 2 ndaj Xhenoas, në një duel që rezultoi tepër emocionues.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa golin e parë vendasit e shënuan në minutën e 61-të, me Vitinjën i hedhur në fushë vetëm disa sekonda para realizimit. 

Nuk vonoi shumë teksa Milani u kundërpërgjigj me Leaon në minutën e 76-të, ndërkohë që autogoli i Frendrup një minutë më vonë i siguroi tre piket kuqezinjve të Konsesaos. 

Ky ishte triumfi i 16-të në 35 javë për kuqezinjtë, që mban gjallë shpresat për një vend Europian.

Milani momentalisht renditet në vendin e 9-të me një diferencë 6 pikë nga Lacio e vendit të gjashtë. Në duelin e radhës kuqezinjtë do të presin Bolonjën.