Dy gra u proceduan penalisht nga policia e Cërrikut pasi për shkaqe të paqarta u rrahën me njëra-tjetrën me grushta e sende të forta.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetaset S. G., 55 vjeçe dhe Xh. Ç., 54 vjeçe, banuese në fshatin Dushk, Belsh, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëra-tjetrën, me grushte dhe me sende të forta”, tha policia në një njoftim të shkurtër për ngjarjen.