5 shkurt 2015 – Kuestura e qytetit gjermanofon të Bolxanos nxorri urdhër dëbimin për dy shqiptarë hajdutë profesionistë. Blerim Lleshi, 24 vjeç dhe Edison Lika, 21 vjeç kishin një karrierë të pasur kriminale në zonë.
Në nëntor 2014, ata kryen një sërë vjedhjesh në vila e banesa të zonës. Në 5 janar u arrestuan, dhe kuestori i Bolxanos urdhëroi dëbimin e tyre. Edisoni ishte arrestuar 4 herë që kur ishte minoren, me akuza të tilla si vjedhje, grabitje, mbajtje sendesh të vjedhura etj.
Këtë të enjte, më 5 shkurt 2015, policia e Bolxanos i shoqëroi që të dy shqiptarët në Aeroportin e Veronës duke i dëbuar për në Shqipëri.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





