Policia e Durrësit njofton se janë arrestuar në flagrancë dy të rinj nga Kroi i madh, Krujë, autorë të vjedhjes së një lokali në pronësi të shtetasit M.H, vjeç 34, banues në Krujë.
Dy hajdutëve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 panorama, 16 pjata ushqimi dhe 2 telefona celularë.





