Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetase, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetaset Xh. Xh. dhe A. Xh. , të cilat janë hallat e vajzës së dhunuar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetaset Xh. Xh., 57 vjeçe, dhe A. Xh., 50 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë.