Nga Ardi Omeri
Përshëndetje të gjithëve!
Këto dy ditë kanë qenë pak të mërzitshme, edhe pse ishte fillimi i një viti të ri.
U ndanë nga jeta dy personazhe të qytetit të Durrësit.
U shuajt një zë i rëndësishëm i medies, gazetari i palodhur, mendje ndritur, puntor e studiues Thanas Mustaqi.
U nda nga jeta edhe profesori, artisti, Pirro Dollani.
Në të dy rastet, një njeri që i ka njohur të dy, ul kokën dhe reflekton. Mosha jonë, tashmë rreth të 60-tave, fillon dhe përcjell herë pas here njerëz të njohur, miq, bashkëpuntorë, të afërm e deri njerëz shumë të afërm të familjes. Herë me lidhje të ngushta e herë, kjo edhe për shkak të lëvizjeve nëpër botë, më pak të lidhur, por gjithsesi, humbja e tyre të trishton.
Ajo që mua më trishton më shumë është vëmendja ndaj ndarjes së tyre nga jeta, ndaj kontributeve të tyre në shoqëri.
A jemi bërë kaq meskinë sa të shumëzojmë me zero çdo kontribut të njerëzve të veçantë në qytetin tonë? Kaq zë shuar është komuniteti durrsak që të përcjellë në heshtje njerëz, zëri i të cilëve ka qenë shumë i dëgjuar mes nesh?
Dëgjoni, një parti politike, njerëzit që kanë shumë miq, shumë shokë, shumë ndikim në komunitet, përpiqet ti afrojë, ti joshë me poste e detyra në mënyrë që ata, kur të jenë fushatat elektorale, ti këtë pas vetes. Ndërsa komuniteti nuk i përdor për politikë, pikërisht sepse këta personazhe kanë një “të metë”, janë apolitikë, por janë shumë aktivë në jetën e komunitietit. Prandaj edhe kur ecin në rrugë i përshëndesin me mijëra, pa qenë “askushi” e njëkohësisht duke qenë “dikushi”.
Thanas Mustaqin e kisha mik, e kisha bashkëpuntor në shumë e shumë raste, në emisione tv dhe aktivitete social-kulturore. Shkëmbenim mendime, ose e thënë më shqip, unë “vidhja” dijet e tij që më shërbenin për të ndërtuar diçka konkrete dhe të dobishme. Si unë bënin edhe të tjerë, e nuk di i janë mirënjohës siç i jam unë.(ndoshta ata se pranojnë sepse s’duan të dalin që janë të pa ditur,- pranojeni, askush nuk është aq i ditur sa të dijë gjithçka, edhe pse ju dini vetëm të serviloseni e të njoftoni kronikën e shiut…)
Prof Pirro Dollanin e kam patur mësues në fillore dhe kisha shumë vite pa e parë por nuk kisha larguar deri ditët e fundit të tij, adhurimin për staturën e tij artistike, njerëzore, të një njeriu artist, profesionist e kokëulur. Si ajo shprehja e famshme shqiptare, që “Kalliri plot e mban kokën ulur”. Nja dy raste më kish këshilluar në krijimet e mia dhe unë si një nxënës iu binda, sepse ai kishtë aftësi bindëse dhe kish bagazh kulturor shumë më të madh se unë, e për më tepër jepte këshilla të vyera.
Dhe vjen dita e ndarjes së tyre nga jeta.
Komuniteti, gazetarë e qytetarë, minimalisht për Thanas Mustaqi (sepse prof Pirro ka jetuar në Amerikë) duhej të kishin kërkuar të bëheshin homazhe në hollin e pallatit të Kulturës dhe shoqatat që përfaqësojnë në letra komunitetin durrsak, duhej ti kërkonin Këshillit Bashkiak të Durrësit nderimin e Thanasit.
Natyrisht, me ligj, këtë mund ta bëjë çdo grupim shoqëror, mund ta propozojnë edhe një grup qytetarësh edhe pa qenë shoqatë e njohur në Gjykatë, mund ta bëjë edhe një Shoqatë Sportive, një Shoqatë Kulturore, por edhe drejtoria e Kulturës në Bashki, apo i fashmi Këshill i Kulturës që ka krijuar Bashkia, por ne s’mund të presim që nderime të tilla të na i bëj Drejtori i Kulturës që ka vërtetuar me punën e tij prej 20 vitesh në atë post, ku u emërua si mik i Vangjushit, “sepse i bie kitarës me vesh”, që është Antikultura në Durrës dhe qëndron aty vetëm që të marrë 20% nga fondet që aakordohen për aktivitetet që zhvillohen në qytet. Nuk mund të presim asgjë as nga Këshilli që emëruan pak kohë më parë me propozimet e po këtij drejtori anadollak e të korruptuar, me njerëz pa kontribute, e me të tjerë që edhe pse me kontribute, nuk janë më aktivë ose kanë kapacitet të kondicionuar.
Atëherë këtë iniciativë duhej ta ndërmerrte UGSH, dega Durrës! Po, kjo do ishte një prej rrugëve më të mira që UGSH së bashku me Shoqatën Durrësi t’i propozonin Bashkisë dhe të bëheshin Homazhe nderimi në hollin e Pallatit të Kulturës (që do ti mirëpriste sipas informacionit personal) dhe ti jepej titulli Nderi I Qytetit.
Shoqata e Gazetarëve nuk bëri asgjë përveç deklaratave personale.
Shoqata Durrësi heshti. Unë i shkruajta edhe kryetarit të shoqatës edhe nënkryetarit, por mora heshtje totale, deri para pak orësh, ku deklaraten time në mesazh, “që kjo heshtje ndaj kontribuesve të qytetit do i kushtojë atë vend nderi që po e keqpërdorin”, e cilësuan si kërcënim!
E çfarë kërcënimi mund të bëj unë që kam në dorë vetëm tastierën e kompiuterit dhe që më shumë e përdor për të shkruajtur kujtimet e mia apo ndonjë poezi?
Për të nderuar Thanas Mustaqin i shkruajta disa personave, jo vetëm Shoqatës Durrësi. Nga të gjithë ata që i shkruajta, e që mu përgjigjën, përveç Kryetarit shijakas të komunitetit Durrsak, mora të njëjtën përgjigje: Duhet të bëhet propozimi nga UGSH (SHoqata e gazetarëve) dhe familja.
Kryetares së Bashkisë nuk i shkruajta, sepse në dy raste që i kam kërkuar të nderohen njerëz që meritonin vërtetë nderime, ajo e ka plotësuar këtë kërkesë, bashkalidhur me propozimet e shoqatave përkatëse, sepse unë s’jam askushi të kondicionoj punën e Kryetarit të Bashkisë.
I pari ishte për vlerësimin e mësuesit të popullit, ish kryetarit të parë të shoqatës Durrësi Z.Halil Myderrizi me titullin “Fisnikëria e qytetit” (i cili u krye nga Shoqata Durrësi dhe njëkohësisht bashkëfirmatare Bashkia Durrës) dhe nderim me homazhe përpara Bashkisë, meqë ishte kohë pandemie. Dhe u realizua me sukses sepse ai njeri i urtë dhe plot virtyte e kontribute për komunitetin e meritonte.
I dyti ishte për profesor Fatos Tartarin që unë e doja shumë, që Durrësi e donte shumë, që historia do e vlerësojë e do ti japë vendin që i takon në arkeologjinë kombëtare për punën dhe përkushtimin e tij në arkeologji dhe historikun e qytetit tonë.
Edhe këtë nderim, Kryetarja e Bashkisë, me propozim të shumë njerëzve, ndër to edhe unë,(e nenvizoj,- me propozimin e një grupi shoqëror komunitar) e realizoi dhe profesori u nderua para përcjelljes së tij në banesën e fundit.
Tani, pas përcjelljes së Thanasit në banesën e fundit pa nderimet komunitare që i takonin, për faj të UGSH dega Durrës, për faj të mos angazhimit të Shoqatës Durrësi dhe personalisht të Kryetarit të saj shijakasit me banim në Durrës Abdullah Deljallisi, unë ftoj të gjithë komunitetin durrsak të reflektojë.
Ne s’mund të kondicionojmë shoqatën e gazetarëve, ata kanë strukturat e tyre dhe veprojnë vetë, edhe pse unë ftoj kryetarin e kësaj shoqate, zotin Aleksandër Cipa, që të reflektojnë edhe ata mirë, sepse një komunitet gazetarësh që nuk i shërben komunitetit të saj është null, është pa shtyllë kurrizore. Edhe pse ne e dimë që shumë gazetarë në Durrës janë tashmë vetëm kronikanë shiu dhe tellallë të partive që i kanë vënë në dy punësime, në medie dhe punë shteti, e shumë të tjerë vetëm tellallë redaksishë.
Ne mund të kondicionojmë dhe duhet ta bëjmë Shoqatën Durrësi.
Ajo është e jona, ajo na përket dhe aty duhet të ndërhyjmë energjikisht që të rivendoset kolegjialiteti, të largohen uzurpuesit dhe të vlerësohet meritokracia, durrsakëria.
Këtë fjalën e fundit e nenvizova, -Durrsakëria!
Ne jemi qyteti më i vjetër në Shqipëri, në kombin shqiptar. Durrësi është qyteti që i ka mbijetuar katastrofave natyrore, i ka rezistuar eksodeve që në vitet e para të erës sonë e deri më sot. Durrësi i ka mbijetuar dhjetëra e dhjetëra ushtrive të huaja që nga krijimi e deri më sot, Durrësi ka qenë ndër shekuj kryeqytet i shqiptarëve dhe deçiziv në shumë lëvizje politike, aq sa edhe shumë shtete të fuqishme ndër shekuj kanë dashur ta kenë në zotërim. Durrësi, “Amirabilis Urbs”, “Taverna e Adriatikut” duhet të ketë Shoqatën e tij të madhe me qindra mijëra antarë, por të drejtuar nga durrsakët, që të vendosin me kolegjialitet për çdo gjë që ka lidhje me qytetin, që nga emrat e rrugëve, statujat e personazheve historikë, të huaj e kombëtarë e deri tek titujt “Nderi i Qytetit” që sot është kthyer në qoka lagje dhe farefisnie, ku ska ngel “katunar” që ka lekë e jo durrsak pa u nderuar me këtë titull që duhej të ishte eksluziv i durrsakëve. Nënvizoj, me ligj, ky nuk është eskluziviteti i asnjë shoqate të përveçme, por ne mund ta bëjmë traditën të jetë një motiv i shkëlqyer për qytetarët e nderuar në shumë fusha, pavarësisht përkatësisë partiake apo fesë së tij. Nuk duhet të lejojmë më që të marrin tituj sepse është komshije me këtë apo mik me atë, sepse ka kaq para e mund të ndihmojë apo është personazh politik, mediatik dhe të mos ketë asnjë kontribut e meritë në komunitetin tonë qytetar, e nënvizoj, qytetar.
(etj etj, mënyra që kanë dominuar deri më sot.)
Praandaj, ftoj Shoqatën Durrësi dhe të gjithë qytetarët, e nënvizoj, të gjithë qytetarët durrsakë të aktivizohen dhe të marrin në dorë shoqatën Durrësi që është uzurpuar e merr vendime “me zeus” pa kolegjialitet.
Sa më shpejt ta bëjmë, më mirë do të ndjehemi dhe do të jetojmë me njëri-tjetrin dhe bashkësitë e tjera që tashmë kanë mbipopulluar Durrësin.