SHBA– Dy ikona të kinematografisë, Steven Spielberg dhe Ang Lee, po konkurojnë për çmimet e lakmuara të Oskarit këtë vit në kategoritë regjizori më i mirw dhe filmi më i mirë. Filmi dramatik Lincoln i Spielbergut ka marrë 12 kandidatura për çmimet Oskar ndërsa Life of Pi i Ang Lee ka 11 kandidatura. Nuk është e qartë se cili, mes pesë kandidaturave për regjizorin më të mirë do të fitojë, por Spielberg dhe Lee kanë lënë gjurmët e tyre në kinemanë bashkëkohore amerikane.
Me Lincoln, Steven Spielberg ka krijuar jo vetëm një film të denjë për Oskar, por edhe një klasik të ri.
Filmi kandidat për Oskar i Ang Lee Life of Pi, rreth një djali indian që mbetet në mëshirën e një tigri, është një mjeshtëri vizuale. Kinematografia e krijuar nga Lee dhe efektet e veçanta e bëjnë detin dhe tigrin kinetik, karaktere dytësore.
Ang Lee dhe Steven Spielberg ndjekin njëri tjetrin si regjizorët më mjeshtër të brezit të tyre.