Dy instrumentistë shqiptarë mbrëmjen e kaluar ishin protagonistë të një koncerti të organizuar në Sanntiago de Compostela (Spanjë).
Violinisti Florian Vlashi dhe Maniola Camuset – Trebicka kishin përzgjedhur Sonatë nga M. del Adalid si dhe një sërë veprash nga J. De Monasterio, E Osterbeger dhe E. Granados.
Violinisti shqiptar ia kushtoi koncertin të jatit regjisor, përkthyes dhe shkimtar Gjergj Vlashi, i cili ndërroi jetë tre javë më parë në Durrës.
Numri i kufizuar i shikuesve në sallë për shkak të protokollit të pandemisë, nuk i pengoi artistët që të interpretojnë një koncert të dytë në të njejtën mbrëmje, duke iu përgjigjur kërkesave të publikut.
Mes shikuesve nuk mungoi ambasadori i Shqipërisë në Spanjë, Gazmend Barbullushi. Pianistja Manjola Camuse Trebicka prej vitesh e zhvillon karierën e saj artistike në Paris.
Violinisti Florian Vlashi që nga viti 1992 është instrumentist në Orkestrën Sinfonike të Galicisë (Spanjë), si dhe organizon në Durrës “Bienalen Netët e Muzikës Klasike”.
G.K.