Dy ish-kryebashkiakë të tjerë pas Zamira Ramit do të hetohen nga SPAK. Prokuroria e Posaçme do të hetojë për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumentave” ish-kryebashkiakët e Lezhës, Viktor Tushën dhe Fran Frrokajn.

Me ngritjen e SPAK, të gjithë drejtuesit apo ish-drejtuesit e lartë do të hetohen nga Prokuroria e Posaçme për shkak të detyrës së tyre.

Tushaj do të hetohet për dhënien e një leje ndërtimi, në një zonë të mbrojtur pranë vendit ku ndodhet varri i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Ndërsa Frrokaj akuzohet për dosjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Kunes dhe “Ranës së Hedhun”.