Në mesin e mijëra qytetarëve që iu bashkuan mesditën e sotme protestës së opozitës ishin edhe dy ish-kryetarë të degës së PD-së së Durrësit.
Siç duket në këtë foto, Igli Cara dhe Armand Teliti kanë qenë në mesin e protestuesve, në bulevardin "Dëshmorët e kombit".
Cara prej disa muajsh është shfaqur i tërhequr nga politika aktive, që pas disa deklaratave ku kundërshtonte lidershipin e Bashës në PD.
Ai u rreshtua që në fillim në grupin e Astrit Patozit dhe pavarësisht se është një nga njerëzit që gëzon respektin e demokratëve të Durrësit u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun e Durrësit.
Ndërsa ish-kryetari Armand Teliti vazhdon të mbetet aktiv në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Durrësit, duke i bërë oponencë politikave vendore të bashkisë Durrës.
M.B.





