Afro 2 javë pas vetëvrasjes në Spanjë, në Durrës ka mbërritur trupi i 26-vjeçarit, ndërkohë që nesër zhvillohet ceremonia e lamtumirës. Klajdi Mansaku u vetëvra duke u hedhur nga kati i 10-të i një pallati në shtetin spanjoll. Familjarët dhe miqtë e tij u njoftuan për vetëvrasjen e të riut mbrëmjen e 19 nëntorit.

Mansaku rezulton i kërkuar nga autoritet shqiptare për një ngjarje të ndodhur më 15 prill 2023, ku pas një debati në rrjetin social TikTok, tentoi që të vrasë me armë dy të rinj Jurgen Vrioni dhe Arbi Haxhiu. Të dy mbetën të plagosur, ndërkohë që u arrestua edhe Sheflid Karat, bashkëpuntori i Mansakut.