Dy javë pasi u lirua nga qelia, ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri dorëzon kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë.
Kërkesa u depozitua këtë të hënë nga avokatja e tij, Klodjana Gjyzari, në sekretarinë e gjykatës.
Fredi Beleri dhe mbrojtja ligjore e tij kërkojnë pafajësi. Dhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi ish kryebashkiakun me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.