Dy kampionë ishin sot vizitorë të veçantë në portin e Durrësit. Endri Spahiu, pretendent për titullin kampion boksi me Kombëtaren e Italisë dhe vëllai i tij, Alesio Spahiu, kampion i Italisë në sportin e boksit, në vitin 2014, sot xhiruan në portin e Durrësit, reportazh për momentet e largimit të familjes së tyre në eksodin e vitit 1991.

“Endri ka qenë vetëm dy vjeç e gjysëm kur së bashku me babin e tij, Zenelin dhe nënën, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, në pritje të djalit të dytë, Alesio, u larguan nëpërmjet Portit të Durrësit drejt Italisë. Të rinj që me talentin dhe arritjet e tyre na bëjnë krenarë! Suksese në të tjera arritje, Alesio dhe Endri!”,- njofton Autoriteti Portual Durrës.