Pas dështimit të dy procedurave të mëparshme, Ngritjes në detyrë dhe Lëvizjes paralele, të cilat nuk prodhuan kandidatë të përshtatshëm, bashkia e Durrësit mund të ketë gjetur drejtorin e ardhshëm të Burimeve Njerëzore.

Në faqen e bashkisë është publikuar lista e kandidatëve të përzgjedhur për konkursin që do të zhvillohet javën e parë të muajit shkurt.

Kandidatët në garë për postin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore janë Edison Jonuzi dhe Fatbardh Gjergji.

Ndryshe nga muaji gusht, kur për këtë post garonte një kandidate femër, këtë herë gara do të jetë mes dy kandidatëve meshkuj. Prej muajsh ky post qëndron vakant, që nga dorëheqja e ish-drejtorit Patriot Beqaraj.

Vetëm për postin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore, bashkia ka përzgjedhur dy kandidatë, pasi për 4 pozicionet e specialistëve ka vetëm nga një kandidat për çdo vend vakant.

Konkurimi do të zhvillohet më datë 04.02.2021, në ambjentet e Bashkisë Durrës në orën 1100 . Fituesit do të shpallen më datë 09.02.2021

KANDiDATET:

Drejtor i Burimeve Njerëzore

Edison Jonuzi

Fatbardh Gjergji

Specialist në Sektorin e Planifikimit dhe Kontrollit të Zbatimit të Lejeve, Specialist GIS në Sektorin e Administrimit të Pyjeve

Elton Zorba

Specialist në Sektorin e Planifikimit dhe Kontrollit të Zbatimit të Lejeve

Enxhi Maloku

Specialist në Sektorin e Administrimit të Pyjeve

Erlis Cani

Specialist në Sektorin e Planifikimit dhe Kontrollit të Zbatimit të Lejeve

Meri Semini