Kartoni i Ernest Muçit do të zotërohet nga Trabzonspori shumë shpejt. Klubi turk pretendon se shuma 1 milion euro e huazimit, do t’i zbritet 8.5 milionë eurove për të paguar më pas kartonin e plotë. Prej kohësh për Muçin është treguar interes nga Premier Ligë.
Më konkretisht edhe sot është konfirmuar se janë dy klube, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Trabzonspori po shqyrton një plan, që do të vlente miliona euro. Fillimisht për të blerë kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese, pastaj për ta shitur.
Muçi është një ndër lojtarët e Kombëtares, që po kalon formën më të mirë. Deri tani janë 13 gola të shënuar dhe gjashtë të tjerë të asistuar në 24 paraqitje.





