Dy kontingjente të “Forcave Speciale” janë nisur nga Shqipëria për në misionin “Resolute Support” në Afganistan.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar në Facebook fotot e tyre duke u uruar sukses në vendin që po shkojnë të mbrojnë.

“Detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s vijojnë pavarësisht pandemisë. Dje përcollëm dy kontingjente për në misionin “Resolute Support” në Afganistan. Kontingjenti i Forcave Speciale do të vijojë shërbimin delikat në Bagram, ndërsa trupat e batalionit të III të këmbësorisë do të shërbejnë në Aeroportin e Kabulit. Suksese djema dhe u kthefshi shëndoshë e mirë”, shkruan ministrja krahas fotove.