Dy shqiptarë korrierë droge janë arrestuar nga Policia financiare e qytetit të Komos pas një kontrolli të zakonshëm në rrugët e qytetit.

Në automjetin me të cilin ata udhëtonin, me targa gjermane dhe në pronësi të një personi të tretë banues në Gjermani, janë gjetur 3.5 kg kokainë e pastër e konfeksionuar në 3 pako.

Lënda narkotike u gjet në një vend të fshehtë në makinë, modifikuar enkas në pjesën anësore të airbagut të pasagjerit, dhe e kontrolluar me anë të një mekanizmi komandash elektronike.

Dy shqiptarët aktualisht ndodhen në burgun e Komos deri në pritje të procesit gjyqësor.