17 maj 2015 – Policia e Krujës ka arrestuar dy të rinj që përndiqnin femrat. Njëri prej tyre, 23-vjeçari Altin Tosku, u kap se ishte person në kërkim që prej 6 muajsh. Ndaj tij kishte kallëzuar një vajzë nga Kruja se i riu e përndiqte prej kohësh dhe ndaj tij gjykata kishte marrë në mungesë masën e sigurisë të arrestit me burg. Ndërsa dje, Besmir Barushi, 23 vjeç nga Fushë-Kruja u arrestua sepse prej 3 vitesh përndiqte në mënyrë sistematike 18-vjeçaren me inicialet A.Z., bashkëqytetare e tij.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”