Dy lajme shumë të mira vijnë për ndërkombëtarizimin e Universitetit të Durrësit.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” do të jetë pjesë e Erasmus Mundus dhe për herë të parë do të zbatojë në cilësinë e Partnerit të Asociuar Masterin ‘EMJMD Programme on the Engineering of Data-intensive Intelligent Software Systems’.
Ky Master udhëhiqet nga Universiteti ABO AKADEMY në Finlandë, në bashkëpunim me partnerë nga Spanja, Suedia, Italia, Finlanda, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm i UAMD-së.
Një tjetër lajm i mirë për studentët dhe stafin e UAMD-së vjen nga Bashkimi Europian, i cili ka aprovuar mobilitetet (shkëmbim stafi dhe studentësh) mes UAMD-së dhe Universitetit Westminster në Britaninë e Madhe.
Universiteti i Westminster është një nga institucionet më të vjetra të arsimit të lartë në Britani dhe sipas Times Higher Education, një ndër universitetet më ndërkombëtare në botë.
Aktualisht në të studiojnë më shumë se 19,000 studentë nga 169 kombësi të ndryshme në programet universitare, pasuniversitare dhe profesionale. Së shpejti do të kenë mundësi të studiojnë me bursë edhe studentë të UAMD-së.





