Dy lojtarë të Boca Juniors janë kapur nga kamerat duke u përleshur gjatë një seance stërvitore. Incidenti u kap pa dashje nga Fox Sports Argentina, të cilët ishin aty thjeshtë sa për të regjistruar disa minuta të stërvitjes. Të dy lojtarët e përfshirë ishin Juan Insaurralde dhe Jonathan Silva. Pasi nuk kanë mundur të fitojnë pesë ndeshjet e fundit (duke humbur dy prej tyre), atmosfera në Casa Amarilla nuk ka qenë ideale. Dhe situata doli jashtë kontrollit gjatë seancës stërvitore të së martës me Silva dhe Insaurralde që shkëmbyen grushte me njëri-tjetrin.
Shokët e ekipit nxituan për t’i ndarë përpara se trajneri Guillermo Schelotto largoi të dy lojtarët nga stërvitja. Ekipi argjentinas akoma nuk e ka filluar kampionatin dhe momentalisht po kryen fazën përgatitore, me ndeshjen e parë të sezonit që fillon më 25 shkurt. Me vetëm një ndeshje miqësore të mbetur, Schelotto shpreson që ekipi i tij të fitojë për të përmirësuar atmosferën në mënyrë drastike. Por gjithsesi, nuk është çdo gjë negative te Boca Juniors, pasi ata mbeten ekipi për t’u mundur.