Dy shtetas të huaj që ishin me banim në Golem janë vjedhur gjatë natës së mbrëmshme nga persona ende të identifikuar.

Sipas njoftimit të policisë së Kavajës, atyre u kanë marrë një sasi parash dhe dy makina luksoze.

"Gjatë natës, në Golem, në banesë, shtetasve anglez dhe gjerman CH.G dhe M.M, vjeç 50 e 52, u kanë vjedhur mjetet tip “Porsche”, dhe “BMW”, si dhe një sasi eurosh dhe lekësh",- njofton policia.

Efektivët e rendit janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.