Një aksident ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Peqin, ku dy automjete të tipit “Mercedes Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Balldren.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë për në Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe fatmirësisht mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia.