Dy automjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në rrugën “Pavarësia”, në plazhin e Durrësit.
Nga përplasja mes makinave janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa si pasojë u rëndua shumë edhe trafiku.
Duke përkuar edhe në orarin e pikut të lëvizjes në mëngjes, kur të gjithë ikin në punë dhe në shkollë, radha e mjeteve u rëndua në këtë aks rrugor.
Ndërkohë, forcat e policisë shkuan në vendngjarje për zbardhjen e aksidentit dhe lirimin e trafikut.
“DurrësLajm” sjell foto nga vendin e ngjarjes.





