Dy automjete tip “Audi” dhe “Opel” që janë futur në vendin tonë përmes pikës së kalimit kufitar në portin e Durrësit, kanë rezultuar të vjedhura në Belgjikë e Itali.

“Audi” që i përket një 64-vjeçari dhe “Opel”-i në emër të një gruaje, u bllokuan nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e dy rasteve në fjalë.

“Audi” i vjedhur në Belgjikë

Më datë 04.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.L.,  vjeç 64, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 28.09.2017, në P K K Port, nga verifikimi në sistem, mjeti tip “Audi” pa targë, ka rezultuar i vjedhur në Belgjikë. Mjeti u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 141/a  i Kodit Penal.

“Opel”-i i vjedhur në Itali

Më datë 04.12.2017, rreth orës 15:00, në P K K Port, mjeti tip “Opel” në emër të shtetases M.Sh., nga kontrolli në sistem, rezultoi i vjedhur në Itali. Mjeti u bllokua me cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 141/a i Kodit Penal.