Dy meshkuj në moshë të re, i kanë zënë pritë një vajze në oborrin e kishës ku kishte shkuar dhe kryen sulm seksual ndaj saj.
Ngjarja ndodhi në mjediset e kishës St Michaels, në Helston, Cornwall të Anglisë.
Në orët e para të së dielës, dy të rinjtë iu afruan 19-vjeçares brenda oborrit të kishës dhe nisën ta sulmojnë seksualisht që të dy.
Për fat të vajzës, aty janë afruar një çift bashkëshortësh, të cilët kur panë skenën rendën ta ndihmonin.
Oborri i kishës ku ndodhi ngjarja
Me t’u afruar çifti, dy meshkujt e braktisën “prenë” e tyre dhe u larguan me vrap në drejtim të paditur.
Policia lokale tha se është vënë në kërkim të dy agresorëve dhe kërkon ndihmën e dëshmitarëve për identifikimin e tyre.