Dy ministrat e qeverisë Rama, kanë shfrytëzuar lejen e ajrosjes së dhënë për nënat dhe fëmijët deri në moshën 10 vjeç për të dalë këtë të diel.
Bëhet fjalë për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, të cilët kanë dalë bashkë me fëmijët e tyre për dore në rrugët e Tiranës.
Ndonëse urdhri ishte vetëm për nënat dhe fëmijët, ministri Shalsi si duket nuk i është bindur urdhrit të Ramës dhe ka vendosur të dalë me djalin në vend të gruas. Ai është fotografuar me djalin e tij në rrugën “Myslim Shyri”, por duke qenë ministër, bën përjashtim nga baballarët e tjerë…
Nga ana tjetër, Manastirliu ka dalë shëtitje në qendër të kryeqytetit me vajzën ashtu siç kanë bërë dhe shumë nëna të tjera.





