Dy ministre të kabinetit qeveritar ‘Rama2’ do të ngjiten në foltoren e Kuvendit, ndërsa është kërkuar interpelancë.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije për “BalkanWeb” se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është thirrur në interpelancë nga LSI lidhur me çështjet e arsimit të lartë, ndërkohë që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është thirrur nga PS për kontrollin shëndetësor.