E ftuara e javës së Ronaldo Sharkës dhe Erjola Docit në rubrikën “Mos i bjer me Top”, ka qenë Arjola Shehu.
Një moment tepër pikant ka ndodhur gjatë intervistës. Si duket Ronaldo dhe Arjola kishin vendosur t’i bënin një kurth të vogël Erjolës.
Ka qenë Arjola ajo e cila ja tha në sy moderatores se nuk është për ekran, gjë e cila e mërziti paksa Erjolën.
Pjesë nga intervista:
Arjola: Po çfarë i ke këto pyetje o Erjola tani? S’ja vlen
Ronaldo: Vazhdojmë te tjetra, Kepi i Vipave….
Arjola: Jo për gjë por mund të thoja edhe ty edhe
Erjola: Po thuaje
Arjola: Po, ja ti
Erjola: Ok, por për çfarë arsye
Arjola: Po nuk je për ekran ti o shpirt
Arjola: Ta sqarojmë që ishte një shaka vetëm për ty se e pashë që u mërzite