31 gusht 2015 – Dy motra nga një fshat i Indisë u dënuan me përdhunim për një arsye të paimagjinueshme, sepse vëllai i tyre kishte nisur një lidhje me një grua të martuar, që i përket një klase të lartë shoqërore.
Vendimin për dënimin e vajzave, që në fakt nuk kanë asnjë faj se çfarë bën vëllai me jetën e tij, e mori një këshill burrash të moshuar. Por, burrat që vendosën për fatin e dy motrave, njëra 23 vjeçe dhe tjetra 15, rrezikojnë që të arrestohen, pasi u nënshkrua një peticion me 100 000 firma kundër tyre.
Gjykata e Lartë e Indisë i ka cilësuar të paligjshme këto mbledhje burrash nëpër fshatrat indiane, por ato vazhdojnë të veprojnë në të gjithë vendin.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/