Kreu i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, me anë të një komunikate për mediat tha se efektivët po punojnë në luftën ndaj krimit kibernetik.
Vocaj tha se një shtetase në Tiranë ka denoncuar se ajo dhe motra e saj e vogël 13-vjeçare janë shantazhuar nga një adresa false. Nga kjo situatë, e mitura është larguar nga banesa.
Sipas policisë, pas një pune kërkimore, është arrestuar një shtetas 21-vjeçar Hajrullah Kamani, banues në Durrës. Ndërsa, më pas e mitura është gjetur dhe është kthyer në banesë. Vocaj theksoi se Policia e Shtetit vijon punën për luftën ndaj krimit kibernetik.
Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj: Një vajzë në Tiranë ka denoncuar ka thënë se bashkë me motrën e mitur është përndjekur nga një person, që përdorte adresë false. Si rrjedhojë, motra e vogël 13-vjeçare është largua nga banesa. Në pranga ra Hajrullah Kanani. Gjithashtu u gjet edhe 13-vjeçarja, e cila ishte larguar nga familja më parë.