Mëngjesin e sotëm, 7 janar dy motra me origjinë shqiptare kanë rënë nga dritarja e banesës së tyre.  

Raportohet se 31-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa motra e saj 34 vjeçe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. 

Autoritetet italiane po hetojnë të gjitha hipotezat e mundshme për të zbardhur shkaqet e plota. 

Sipas Rai news një nga dyshimet paraprake është se 31-vjeçarja mund të ketë kryer vetëvrasje, ndërsa tjetra ka shkuar që ta shpëtojë, por ka rënë dhe ajo.