Teuta do të presë në “Niko Dovana” skuadrën e Dinamos, për të zhvilluar mes tyre sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Një përballje që do të luhet ditën e premte në orën 17:00. Si durrsakët ashtu edhe “Blutë” do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat që iu mungon prej disa javësh. Nuk do të jetë aspak e lehtë për “Djemtë e Detit” që do të kenë edhe mungesa të rëndësishme. Edi Martini nuk do të mund të llogarisë shërbimet e dy titullarëve.
Bëhet fjalë për Blerim Kotobellin dhe si dhe Iljazit. Kotobelli ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa i dyti u ndëshkua me karton të kuq ndaj Erzenit dhe tashmë të dy lojtarët nuk do të japin kontributin e dytë ditën e premte. Po jo vetëm kaq, pasi një tjetër titullar është në dyshim për lëtë sfidë. Ledio Beqja për shkak të një dëmtimi në shpatull mungoi ndaj Erzenit dhe ende nuk dihet nëse do të mund të jetë i gatshëm ndaj “Bluve”, me gjendjen e lojtarit që do të shikohet deri para sfidës së premtes.