Policia e Durrësit ka ndaluar një 32-vjeçar në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, ka arrestuar në flagrancë 1 tjetër, si dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një tregtar cigaresh.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. G., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ç., 56 vjeç, banues në Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Lancia”, pa leje drejtimi, ka goditur një tjetër mjet tjetër.
U procedua në gjendje të lirë shtetasi G. E., 36 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në dyqanin e tij u konstatua se tregtonte paketa cigaresh të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





