Vietnam, 8 mars 2014– Avionët vietnamez të shpëtimit që po kërkojnë për avionin e shoqërisë Malaysia Airlines kanë dalluar dy njolla të mëdha nafte në zonën ku avioni u zhduk. Qeveria vietnameze tha se po dërgon anije shpërtimi në zonën e ndotur në jug të vendit. Njollat secila rreth 15 kilometra e gjatë janë shenjat e para të mundshme të avionit që u nis nga Kuala Lumpur për në Pekin dhe u zhduk me 239 paragjerë dhe ekuipazh në bord.  
 
Anije dhe avionë nga Malajzia, Vietnami, Kina dhe Filipinet po e përqëndrojnë kërkimin e tyre në një zonë rreth 240 kilometra nga bregu jugperendimor i Vietnamit, ku autoritetet thanë se kishin sinjal për herë të fundit nga avioni i tipit Boeing 777-200.
 
Shoqëria ajrore Malaysia Airlines tha se humbi kontaktet me avionin rreth një orë pas nisjes nga kryeqyteti malajzian. Faqja e kompanisë në Facebook thotë se pasagjerët ishin nga 14 nacionalitete të ndryshme, përfshi 152 kinezë, 38 malajzianë dhe katër amerikanë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/