TIRANE, 22 prill 2013 – Një 12 vjeçare ka shpëtuar për një fije nga dy persona, të cilët kanë tentuar ta përdhunojnë në ashensorin e pallatit ku ajo banon. Ngjarja ka ndodhur në ashensorin e pallatit ku banon 12 vjeçarja, në rrugën "Qemal Stafa".

Vajza në fjalë e cila ka bërë denoncimin në Policinë e Tiranës është nxënëse e shkollës "Fan Noli" në kryeqytet. 12 vjeçarja ka shpjeguar në polici se pasi po kthehej nga shkolla në mesditë  është dhunuar nga dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim.

Aktualisht disa persona janë shoqëruar në rajon, ndërsa policia konfirmon se agresorët janë identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre.