Dy persona, ende të paidentifikuar kanë grabitur mbrëmbjen e djeshme një pikë karburanti në Bulqizë.
“Gjatë natës datë 20.10.2021, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë–Shupenzë.”, njofton policia.
Grupi hetimor po vijon hetimet në vendngjarje, dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





