Roja i ish-parkut të minierës në Qytet të Ri Bulqizë ka denoncuar se dy persona të paidentifikuar e kanë lidhur ne vendin e tij të punës dhe kanë vjedhur materiale që i kishte në ngarkim.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë mesnatës.
“Rreth orës 03:25 të datës 05.10.2017, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, është paraqitur shtetasi A.D, 58 vjeç banues në Fushë-Bulqizë, roje tek ish parku i minierës në Qytet të Ri Bulqizë, ku ka deklauar se rreth orës 01.15, dy persona të paidentifikuar kanë prerë rrjetën rrethuese dhe janë futur brenda rrethimit të ish parkut ku me anë të një fashete kanë lidhur shtetasin e lartëpërmendur dhe me anë të një automjeti me karroceri dyshohet të kenë vjedhur rreth 24 copë shina galerie (që shërbejnë për transport brenda galerive të kromit) me gjatësi nga 6 metër secila” thotë policia.
Shtetasi A.D ka deklaruar se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.





