Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë terrorizuar një çift dhe më pas u kanë marrë makinën me të cilën po lëviznin.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur "Kthesa e Kamzës", në hyrje të autostradës, ku dy grabitësit nën kërcënimin e armës kanë ushtruar edhe dhunë ndaj çiftit dhe më pas u kanë marrë makinën.
Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ku janë ngritur shumë postblloqe për kapjen e autorëve.





