29 shtator 2015 – Një pikë kazinoje në kryeqytet ka rënë pre e një grabitjeje të armatosur gjatë pasdites së djeshme rreth orës 15:00, teksa mësohet se shuma e marrë të jetë rreth 100 mijë lekë të rinj.
Burime nga uniformat blu të Tiranës, bënë të ditur se kazinoja e cila ndodhet në një nga lagjet e zonës së Laprakës, është grabitur nga dy persona të maskuar, të cilët pasi kanë marrë paratë nën kërcënimin e një pistolete, janë larguar në drejtim të paditur.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, personat të cilët u ndeshën me grabitësit në kazino kanë lajmëruar uniformat blu, të cilët shkuan në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Deri më tani, identifikimi i grabitësve nuk është bërë ende i mundur
Për shkak se grabitësit kanë qenë të maskuar, gjetja e tyre është vështirësuar dhe deri më tani nuk janë identifikuar ende. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk është shënuar asnjë i lënduar. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po vijon hetimet.
/portali DurresLajm/