TIRANE, 31 mars 2013– Dy persona të maskuar kanë vjedhur me dhunë para pak minutash një kazino në Shkozë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate.
Persona të maskuar dhe nën kërcënimin e një thike kanë mundur t’i marrin punonjësit dhe klientit që ndodhej aty rreth 100 mijë lekë të reja, por pa patur persona të lënduar.
Forca të shumta policie kanë vajtur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në Shkozë pranë gjimnazit "Abdulla Keta".





