Dy persona kanë rënë në prangat e bluve të Durrësit, një 28-vjeçar i dehur në timon dhe një 55-vjeçar i dënuar për dhunë në familje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

I. V., 28 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”  në gjendje të dehur.

Gjithashtu specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasin:

I.M., 55 vjeç, banues në Durrës.

Këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Dhuna në familje”.