VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmë një shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje.
Alfons Hoxha, vjec 18, banues në Vlorë dyshohet të jetë autori i disa rasteve të vjedhjes së kabujve elektrik në zonën e Himarës.
Ndërsa në Sarandë u bë kapja e shtetastit të shpallur në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Ai është shtetasi Dritan Korça, 34vjec, banues në Konispol, Sarandë.
Ky shtetas ka qënë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.





