Dy persona janë rrahur me njëri tjetërin, pasi kanë konsumuar alkool në një lokal në lagjen 17 të qytetit. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash pranë stacionit zjarrfikës të qytetit bregdetar, ndërkohë që nga ky sherr njëri prej tyre ka pësuar dëmtime të shumta.

Për shkak të kësaj ngjarje është kërkuar ndihma e policisë, ndërsa pak më vonë ka mbërritur edhe një auoambulancë e spitalit.

Policia ka ndaluar njërin nga personat në fjalë, ndërkohë që tjetri është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.