FIER, 1 qershor 2013 – Grabitje me maska dhe armë në qytetin e Fierit.
Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur gjatë mesnatës në një kazino, e cila ndodhet qendër të qytetit.
2 pesona ende të paidentifikuar të maskuar dhe të armatosur kanë arritur të marrin nga kazinoja 50.000 Lekë, ndërkohë që janë larguar menjëherë në drejtim të paditur pa u vënë re.
Policia po punon për identifikim dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe provat materiale, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e grabitjes.
Ky nuk është rasti i parë i grabitjes i ndodhur muajt e fundit në qytetin e Fierit.





