Dy persona të maskuar grabitën një market në Elbasan në mesnatë, rreth orës 1:00. Grabitësit morën më shumë se 200 mijë lekë të rinj. Menjëherë pas grabitjes, policia mbërriti në lagjen “5maji” dhe konstatoi shenja dhune në qepenat mbrojtës të derës.

Ende nuk dihet identiteti i pronarit të biznesit që ka rënë pre e grabitjes. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.