Gigi Hadid dhe Bradley Cooper u panë duke u kapur për dore teksa ishin në Londër në mes të romancës së tyre të stuhishme.
Dyshja, e cila u lidh për herë të parë në tetor, më në fund konfirmuan lidhjen e tyre ndërsa ishin në një pushim romantik së bashku. Hadid, 28 vjeç dhe Cooper, 49 vjeç u fotografuan duke qeshur në shëtitjen e tyre.
Supermodelja dukej elegante me pantallona ngjyrë kafe, një xhaketë bomber lëkure ngjyrë kafe dhe këpucë të zeza. Ajo e aksesoi veshjen casual me një çantë të vogël të zezë, syze dielli dhe vathë ari.
Ndërkohë, aktori i “Maestro” kishte veshur një pallto të zezë, pantallona camo cargo, atlete Nike dhe një shall të zi. Ai e kompletoi look-un me syze dielli dhe shtoi një kapuç me kuadrate blu.
Pavarësisht diferencës së tyre 20-vjeçare në moshë, të dy thuhet gjithashtu se “kanë shumë të përbashkëta” – të tilla si humori dhe rolet si “prindër të vetëm për një vajzë të vogël”, thanë burimet më parë për Us Weekly.
Modelja e Victoria’s Secret ka vajzën 3-vjeçare Khai me ish-të dashurin Zayn Malik, ndërsa Cooper është baba i vajzës Lea De Seine, 6 vjeç, me modelen Irina Shayk.