Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu me intensitet të lartë që disa zona në qytetin e Lezhës të përmbyten.

Bëhet fjalë për blloqet e banimit te 11 janari dhe 11.2 hektarë në lagjen Besëlidhja, ku uji ka vërshuar në rrugë duke krijuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Gjithashtu janë bllokuar hyrjet e disa pallateve pasi niveli ujit ka arritur deri në 30 cm.

Në terren ndodhen punonjësit e shërbimeve publike të bashkisë Lezhë të cilët po ndërhynë në largimin e inerteve nga pusetat me qellim evadimin të shpejtë të ujërave.

Kjo është një situatë e vazhdueshme në Lezhë, kur ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nëntokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve.