Dy pika të tjera shtohen në rendin e ditës të mbledhjes jashtë radhe të Këshillit Bashkiak Durrës.

Krahas 5 pikave të komunikuara më herët, në mbledhjen që do të mbahet mesditën e së e enjtes pritet të miratohen edhe dy pikat e mëposhtme:

  • PËR MIRATIMIN E LISTËS TË SUBJEKTEVE PËRFITUESE QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I PROÇESIT TË RINDËRTIMIT PËR PALLATIN NR. 1062, RRUGA “26 NËNTORI” DHE PALLATIN NR. 14, RRUGA”PETRAQ BOSHNJAKU” NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 2, TË DËMTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019
  • PËR VIJIMIN E PROÇEDURAVE TË PRISHJES SË DETYRUAR TË 1 (NJË) OBJEKTI BANIMI, PRONË PRIVATE (PALLAT), NDODHUR NË NJËSINË ADMINISTRATIVE NR. 4, DURRËS, NË ZBATIM TË EKSPERTIZËS TË THELLUAR, HARTUAR NGA INSTITUTI I NDËRTIMIT, TIRANË

Pika e 6-të, miratimi i të cilës u shtyu ditën e hënë, pritet të kalojë ditën e enjte, ndërkohë që pika e 7-të ka të bëjë me miratimin e shembjes së pallatit të radhës të dëmtuar nga tërmeti, për të cilin Instituti i Ndërtimit ka vendosur për demolim.